TIRANË

Një skenë e pazakontë dhe e dhimbshme është shënuar këtë mbrëmje te Teatri. Aktorët Gentjan Zenelaj dhe Julian Deda kanë dashur t’ju japin ujë kolegëve, por nuk janë lejuar nga kolegët.

Artistët dhe qytetarët vazhdojnë që të rezistojnë ndaj forcave policore, duke mos u tërhequr nga kauza e tyre.

Ata janë ngujuar në godinën e Teatrit Kombëtar dhe nuk ikin prej andej. Artistët ndodhen prej kohësh në grevë urie, ndërsa tashmë ndodhen brenda godinës e nuk lejojnë askënd brenda godinës.

“Situata vazhdon të jetë thuajse e njëjtë. Janë artistët dhe qytetarët që bëjnë thirrje që të gjithë të vijnë dhe të mbrojnë godinën e Teatrit. Bëhet thirrje që qyte4tarët të bashkohen në këtë protestë. Ata kërkojnë mbështetje, që të jenë të gjithë bashkë. Situata sa vjen e bëhet më e vështirë”, tha gazetarja Anxhela Devole në një lidhje direkt me “News 24” .

Kujtojmë se në këtë mbrëmje, pranë godinës së Teatrit kishte përleshje mes policisë dhe qytetarëve e artistëve. Forcat policore thuajse janë dyfishuar. Ndërsa policët janë jashtë godinës, brenda saj ndodhen artistë e qytetarë, që shprehen kundër projektit për të prishur ndërtesën.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb