TIRANË- Debate të ashpra në Komisionin parlamentar të Ligjeve ku është futur në rendin e ditës projektligji për Teatrin Kombëtar. Partia Demokratike ka kërkuar heqjen nga rendi i ditës duke e quajtur një krim. Ndërsa maxhoranca e ka rrëzuar propozimin e PD-së.

Por deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj iu ka bërë moral kolegëve socialistë se po bëjnë një krim dhe po bëhen bashkëfajtorë në vjedhje.

Alibeaj: Jeni kukulla në dorën e Ramës. Po mirë frikë burgun e keni apo jo? Është fundi i institucioneve publike sigurisht edhe karrierës suaj por mos i jepni fund inteligjencës suaj.

Pse duhet të shënosh në CV tënde se je hajdut, bashkëpjesëmarrës me Edi Ramën.

Manja: Përmbylle!

Alibeaj: Me sjelljen tuaj pjesë e një organizate të strukturuar kriminale për të vjedhur. E vetmja gjë që mbetet në këtë rast të themi është se cila është pjesa juaj në këtë vjedhje? Mos u përdorni në këtë mënyrë. Është faturë e madhe politike, ligjore. Sepse me këtë çfarë po bëni ju, jua thashë dhe njëherë modestisht jeni duke konsumuar vepra të qarta penale. Nuk ju shpëton fakti që jeni deputetë, për më tepër që është dhe faturë e madhe morale.

Hiqeni nga rendi i ditës. Mos u bëni pjesë e kësaj. Nderoni ëpr aq sa mund të ketë ngelur betimin që keni bërë në kushtetutë. Që do mbroni kushtetutën, rrëegulloren e Kuvendit dhe interesin e publikut. Masha të verbra jeni duek u bërë. Gjurmët e këtij krimi po i shkruani sot.

Manja: Zoti Alibeaj ju tërheq vëmendjen për shkeljen e kodit të etikës.

Alibeaj: Nuk ma tërheq dot ti vëmendjen. Kodi moral i hajdutit këtu.

Manja: Ju jeni kodi moral i vrasjes. Jeni bashkëfajtorë në vrasje dhe akuzoni për hajdutë. Ju tërheq vëmendjen për shkelje të kodit etikës së sjelljes. Ju ngritur komision hetimor për të hetuar grushtin e shtetit ku u vranë 4 qytetarë. Nuk mund të tregoni moral. Vrasësit tregojnë moralin. Të kanë thënë të vish të bësh zhurmuesin. Kujdes kur tregon gishtin nga unë. Vrasësit s’mund të ngrenë gishtin.

Më pas Manja ka hedhur në votim propozimin e opozitës, i cili është rrëzuar nga maxhoranca.
“Rrëzohet kërkesa e bërë nga opozita. Vazhdojmë me rendin e ditës”, tha Manja.

Balliu: Je i pacipë. Je ekspert i dhunës ndaj grave.

Manja: Qetësi! 5 minuta pushim sa të qetësohet zoti Balliu.

Balliu: Mbathja se e keni bërë rrugë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb