Deputeti Kujtim Gjuzi ka ironizuar për shembjen e Teatrit duke thënë në seancën parlamentare se Londra ka në mes të qytetit Teatër të vjetër me baltë e kashtë dhe nuk e shemb.

Më tej Gjuzi shprehet se Shqipëria nuk është Neë York që të bëhen kulla nga 13 kate duke kritikuar se Tirana nuk ka më shtëpi të vjetra prej 1920 sepse janë shembur.

”Ata kanë zgjedhur të ikin, ju presni të vijnë. Ata janë të llastuar si fëmijët që ju i llastoni sepse kanë dalë nga ju.
Le ta mbajë mend Kryemadhi kur në Këshillin Bashkiak thuhej që le të bëhen kulla 13 kate se do bëhet Shqipëria si Neë York. Po nuk është Shqipëria si Neë Yorku.
S’keni lënë shtëpi prej 1920 në Tiranë pa e shembur. Reforma Zgjedhor do bëhet këtu. Edhe Teatrin do e bëjmë. Dhe sa për Teatrin e keni në mes të Londrës, u dogj, u bë me baltë e kashtë.”- tha Gjuzi.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb