TIRANË

Gazetari shqiptar nga Brukseli Albi Xhunga mendon se çështja e Teatrit Kombëtar, kalimi i pronësisë tek Bashkia, protestat dhe debatet janë një shashkë që hidhet për të hequr vëmendjen nga reforma zgjedhore. Xhunga tha në “Real Story” në News24 se Teatri është një çështje e rëndësishme por se ngriti dyshime për marrëveshje mes PD e PS për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor.

Në emision u diskutua pikërisht roli i opozitës parlamentare dhe qëndrimi i deputetëve që nuk pranuan djegien e mandateve.

Xhunga: Futja e zëvendësuesve në parlament ishte një element shumë pozitiv sepse lejoi të vijohej me reformat. Po shikoj një bllok që kjo opozitë po i bën një marrëveshje mes dy forcave.

Minxhozi: Nëse ka ndonjë nga gjërat më të kollajta sot për të bërë një reflektim kjo është djegia masive e mandatave në shkurt të vitit të kaluar. Deputetët që nuk pranuan të djegin mandatet parimisht kanë bërë gjënë më të duhur. Kur partia çmendet, çdo politikan ka të drejtë të marrë vendime.

Murrizi: Nuk u çmend partia se nuk u pyet kurrë anëtarësia.

Minxhozi: Si mund të flitet sot pas një viti e ca që imazhi është ashtu por ata kanë bërë gjënë e drejtë.

Gjekmarkaj: Vendimi është i drejtë se nuk pranuan të bëhen fasadë. E nxorën Ramën e Gjiknurin nga parlamenti dhe e bënë t’u shkojë nga pas.

Unë nuk jam simpatizant i Presidentit. Nuk më intereson kush është Ilir Meta. Çështja që ngriti për Kushtetutën është i drejtë.

Xhunga: Kjo i hidhet tani publikut. Pikërisht tani i kalohet pronësia tek Bashkia, pikërisht tani kemi deklaratën e Bashës, pikërisht tani gjithçka. Është një teatër brenda teatrit. Çështja e teatrit është një çështje e rëndësishme, meriton debatin, vëzhgimin, mund të duket e dyshimtë por t’i hidhet opinionit publik tani është shashkë për të hequr vëmendjen nga reforma zgjedhore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb