Teatri Kombëtar do të nisë shfaqjet dhe publiku mund t’i ndjekë ato on line, kjo për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit. Regjisori Armand Bora në një komunikim me Skype me News 24, tregoi detajet e shfaqjes së parë, oraret dhe aktorët që do të interpretojnë.

“The show must go on është emri i shfaqjes së parë. Ky është vetëm fillimi, këto shfaqje do vazhdojnë. Kemi pasur vështirësi të punojmë në këto kushte, por qarkulluam libra dhe materiale edhe fizikisht kur ishte e mundur në oraret e lejuara. Janë 2 orë transmetim cdo javë, fillojmë nga e enjtja deri në të diel, për të rikthyer shfaqjet e TK te publiku. Do prezantohemi dy mbrëmje me autorë shqiptarë, ditën e tretë do kemi prozatorë dhe poetë të vendeve të caktuara, e nisim me kulturën italiane për shumë arsye, nisur nga vështirësia që ata po kalojnë në përballe me COVID 19. Publiku do i njohë ndryshe aktorët e skenës, do I njohë edhe përmes intervistave. Sot në orën 17:00 do nisim me prozë dhe poezi të shkrimtarit Ismail Kadare që do I sjellë për publikun Elia Zaharia, Genti Decka dhe Indrit Cobani, nesër vijojmë me Dritëro Agollin dhe pastaj vjen mbrëmja italiane”,- sqaroi ai.

Publiku mund t’i ndjekë shfaqjet që sot në profilin zyrtar të Teatrit Kombëtar në Facebook.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb