TIRANE- I ashpër ka qenë reagimi i regjisorit Altin Basha kundër vendimit të qeverisë për të shembur Teatrin Kombëtar.

Gjatë fjalës së tij Basha tha se qytetarët e Tiranës duhet të mbështesin këtë protestë, pasi është pasuria e tyre kombëtar. Mes të tjerash ai tha se pavarësisht faktit se kryeministri Edi Rama është artist, kjo kategori sipas tij është e lënë pas dore.

“Pse këta njerëz dalin në oborrin e teatrit kur Shqipëria udhëhiqet nga një artist. Si është e mundur? Ne duhet të ishim në kushte normale, pasi duhet të ishim komuniteti më i favorizuar. Ne nuk prodhojmë vota. Nuk merremi parasysh nga Ministria e Kulturës. Qeveria shqiptare thotë se s’ka para, dhe ne e dimë që nuk kemi si Gjermani. Por kur shoh që ka lekë për rikonstruksione godinash…mendoj ndryshe. E dimë që ky është një proces i vështirë, që ta zmbrapsim”, tha ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: