TIRANA

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka shkuar në zyrë Lulzim Bashës për të zhvilluar mbledhjen e koalicionit opozitar.

Kjo mbledhje ka si themel shembjen e Teatrit dhe hapat që do të marrë tashmë opozita pas këtij akti.

Kryemadhi sot u shoqërua nga Policia por u lirua pas pak orësh teksa tashmë ndodhet me liderin e opozitës që paralajmëroi se do ketë vendime politike pas aktit të sotëm dhe dhunës ndaj politikanëve, qytetarëve dhe artistëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb