TIRANË- Maxhoranca ka pranuar dekretin e Presidentit të Republikës në lidhje me ligjin që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar dhe ngritjes së një teatri të ri.

Kreu i komisioni, deputeti socialist Eduard Shalsi tha në mbledhjen e komisionit të veprimtarive prodhuese se ky nuk është rasti i parë i pranimit të dekretit të Presidentit. Në komisioni ishin të pranishëm edhe deputetët e opozitës.

“Kemi arritur në konkluzionin e pranimit të dekretit të presidentit. Nuk është rasti i parë që Kuvendi pranon dekretin e presidentit. Kemi rastin kur është kërkuar të rrëzohet dhe kemi rastin kur me argumente është pranuar.
Kemi ndërmarrë edhe disa diskutime me individë të ndryshëm apo disa sugjerime që kanë ardhur në vëmendjen e komisionit, psh afatet për një thirrje të hapur. Në diskutime me grupe të ndryshme kemi arritur sot në një draft propozim që do ta shqyrtojmë në komision në lidhje me ndryshimet në ligj”, tha Shalsi.

Pas tij e ka marrë fjalën deputetja e PD, Albana Vokshi e cila përsëriti qëndrimin e opozitës për ligjin për Teatrin dhe deklaroi se nuk mund të bëhet arnime në ligj por vetëm të pranohet ose jo dekreti i Presidentit. Por Shalsi i ka prerë fjalën pas debateve me Vokshin dhe ka ndërprerë mbledhjen për 10 minuta.

Më herët dekreti i Presidentit nuk kaloi në Kuvend por u shty shqyrtimit dhe vetëm pas deklaratës së KE-së për ligjin e posaçëm për teatrin, maxhoranca ktheu rrugë.

Shqyrtimi i dekretit të Presidentit për Teatrin ktheu në Kuvend, pas një mungese tre javore deputët e opozitës

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb