SHKODËR

Teatri “Migjeni” në Shkodër u vlerësua sot me  titullin “Nderi i Kombit” nga Presidenti, Ilir Meta, në 70-vjetorin e themelimit të tij si teatër profesionist.

Gjatë shpërndarjes së disa titujve të tjerë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” dhe “Mjeshtër i Madh” për disa emra të shquar të skenës shkodrane dhe shqiptare, në teatrin “Migjeni” ndodhi një incident i papritur. Energjia elektrike u ndërpre të paktën për 7 apo 8 minuta duke lënë tek të pranishmit një shije të “hidhur”.

Nga skena drejtorja e teatrit Migjeni, Rita Gjeka tha se e ka dërguar shkresën tek OSHEE, por nga një komunikim me drejtues të OSHEE, ata shprehen se nuk ka patur asnjë njoftim nga Teatri dhe asnjë shkresë për të marrë masa apo për të dërguar punonjësit në dispozicion.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb