Ajo që ndodhi në sfidën Bylis-Tirana ka sjell një reagim dhe një indinjatë të madhe në të gjithë opinion sportiv. Nuk mund të qëndronte në heshtje Sindikata e Futbollistëve Shqiptare e cila pa dashur të bëjë komente konkrete mbi këtë sfidë, pasi kjo është detyrë e Komisionit të Etikës, kërkon nga lojtarët të jenë serioz në punën e tyre, të respektojnë fanellën, tifozët dhe djersën e tyre duke mos u bërë bashkëfajtor në këto komedi që luhen me futbollin:

Sindikata
Sindikata

Reagimi
Sindikata e Futbollisteve Profesionistë Shqiptare, në statutin e saj ka parashikuar të perkrahë dhe mbeshtesë futbollin e ndershëm dhe korrekt.
Por sot në mediat sportive nga shumë aktorë të futbollit gazetare, presidentë, shoqata tifozesh etj janë ngritur dyshime për paracaktim të një rezultati sportiv të ndeshjes Bylis-Tirana.
Sindikata nuk ka asnjë të drejtë për të bërë komente mbi këtë ndeshje pasi është detyrë e Komisionit te Etikes ti jape pergjigje cdo dyshimi të ngritur.
Por nisur nga ky fakt si dhe aludimet e shpeshta për ndeshjet e kategorisë së Parë, Sindikata i ben thirrje të gjithe futbollistëve, që të jenë seriozë në punen e tyre duke respektuar fanellen që mbajne veshur, tifozet qe i perkrahin dhe mbi te gjitha djersen dhe sakrificat e tyre.
Rezultatet që vijnë nga lufta e fortë sportive ne fushen e lojes janë ato qe i japin jetë pasionit tonë për futbollin.
Cdo rezultat i vendosur nga xhaketat e zeza në fushen e lojes sipas urdherave të kostumeve të zinj në shkallet e stadiumeve nuk duhet të ketë lidhje me ne. Futbollistet megjithese ndodhen në situatë mjaft të veshtirë nuk duhet të bëhen bashkefajtor në këto komedi që luhen me futbollin.
Sindikata do të jetë gjithmone në mbeshtje të të gjithë futbollisteve që karrieren e tyre sportive ta mbeshtetin tek futbolli FairPlay.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb