Parlamenti ka nisur shqyrtimin e amendamenteve të maxhorancës për ligjin e teatrit. Para se tu jepte të drejtën e fjalës deputetëve kryeparlamenti Ruci, i ktheu përgjigje opozitës pas letrës që kjo e fundit i drejtoi një ditë më parë, në të cilën kërkonte që sot të miratohej vetëm dekreti i presidentit,  dhe jo amendimet e PS. Në fjalën e tij Ruci, u shpreh se Parlamenti nuk e ka për herë të parë këtë procedurë,

“Ka patur edhe precedentë- tha Ruci, ndërsa përmendi miratimin e tre ligjeve me të njëjtën procedurë, që po ndjek sot maxhoranca me teatrin.

“Precendetët e tyre janë përgjigjia më e mirë, ndaj para se të protestojnë të njihen mirë me procedurat”- perfundoi Ruci.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb