Botohet në Fletoren Zyrtare vendimi që i hap rrugë ngritjes së komisionit për vlerësimin dhe negocimin e kontratës për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Komisioni do përcaktojë kriteret përzgjedhëse të ofertave për realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar.

“Për ngritjen dhe funksionimin e komisionit për vlerësimin dhe negocimin e kontratës, me objekt realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, përcaktimin e kritereve kualifikuese dhe vlerësuese për përzgjedhjen e palës private për realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar, si dhe hartimin e kontratës për realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar”, thuhet në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare.

Fletorja Zyrtare
Fletorja Zyrtare

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb