TIRANE- I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24, drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli që është vënë në qendër të debatit dhe akuzave nga disa aktorë nuk ka nguruar t’ju japë mesazhe në distancë disave prej tyre. Me sa duket njëra nga deklaratat që e ka bezdisur më shumë është ajo e Arben Derhemit, i cili ka deklaruar pak ditë më parë se po të ishte e nevojshme teatrin do ta mbronte me gjak.

Pikërisht këtë deklaratë, Çuli thotë se mund ta bëjë vetëm ndonjë individ dhe jo të gjithë aktorët.
dsfs
“Me përjashtim të ndonjë individi me doza të tepruara ekstremiteti pjesa tjetër nuk do arrinte në forma të tilla, është nga ata tipat që e mbrojnë me gjak. Nuk mbrohet me gjak për me arse s’ka nevojë për të na treguar gijotinën apo ndonjë revolucion francez. Rezistenca e paqtë është më me vlerë”,- shprehet ai.

CFARË THA ARBEN DERHEMI PAK DITË MË PARË
“Teatri Kombëtar është lënë vetë në atë gjendje, nuk ka pasur investime. Nga planimetria e hartës Historike së Tiranës është zhdukur territori i Teatrit Kombëtar. Do të kërkojmë një institucion për rikthimin e godinës së “Teatrit Kombëtar” në gjendjen që ishte që në kohën e Italisë. Ne e duam sepse është pjesë e historisë së këtij kombi. Janë 80 vite sot që është ndërtuar, edhe pak bëhen 100 vite. Ne nuk do të dalim nga ai tempull, do ta mbrojmë me gjakun tonë”, tha aktori Arben Derhemi.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb