Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka ndarë me ndjekësit pamje të kryeqytetit të krijuara nga Inteligjenca Artificiale.
Në një postim në rrjetet sociale, Blushi u shpreh se e tillë do të ishte Tirana në rast se në vend të babëzisë dhe korrupsionit do të punohej për hapësirat e gjelbra.
Postimi i plotë:
Tirana nuk ka njohur kurrë një armik më të madh të gjelbërimit dhe mjedisit se sa Kryetari ende në detyrë i Bashkisë, Erion Veliaj!
Mjedisi.al i ka kërkuar inteligjencës artificiale, të imagjinojë Tiranën si qytet i gjelbër dhe nga fotot duke qartë bukuria që do të kishte kryeqyteti, nëse në krye të Bashkisë do të ishte një administrator i përgjegjshëm dhe me vizion.
Kjo mund të ishte Tirana sot, nëse në vend të paligjshmërisë, korrupsionit dhe babëzisë për t’u pasuruar me paratë e betonit nuk do të shkatërrohej çdo hapësirë e gjelbërt, përfshi “mushkërinë e Tiranës”, Parkun e Liqenit.
Ndaj 14 Maji është dita më e afërt për të ndëshkuar Erion Veliaj, i cili premtoi “Pyllin Orbital” dhe po e mbyll mandatin me një “Pyll Betoni”!
Bashkë Fitojmë!
(BalkanWeb)