Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi deklaroi sot nga Korça se rilindja e ktheu Korçën shekuj mbrapa dhe ringjalli “Lëndinën e Lotëve” simbolin e emigrimit në qytet.

Blushi theksoi se korçarët varfërohen nga kriza ekonomike, Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo deklaron më shumë të ardhura.

“I vetmi qytetar në Korçë që shtoi të ardhurat në këtë krizë ekonomike është Kryetari i Bashkisë, Sotiraq Filo
Korçarët varfërohen nga kriza ekonomike, Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo deklaron më shumë të ardhura.
Sotiraq Filo shton pasurinë sepse ka në fokus interesin personal, jo të qytetarëve. Fermerët e Korçës janë kthyer në simbol të braktisjes së bujqësisë nga Rilindja.
Fermerët hedhin prodhimet në kanal, Niko Peleshi dhe Edi Rama u kërkojnë paturpësisht të jenë të lumtur”, deklaroi Blushi.

Ai pohoi më tej anëtarësimet e reja në Partinë e Lirisë. “Dhjetëra të rinj korçarë na janë bashkuar në javët e fundit. Entuziazmi i jashtëzakonshëm, energjia pozitive dhe puna e palodhur e te rinjve për të mbështetur Partinë e Lirisë është garancia për një fitore spektakolare të opozitës në 14 maj. Në Korçë fitorja do të jetë e rinisë”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: