Prodhimi dhe konsumi i energjisë elektrike është një nga problematikat më të trajtuara të kohës në të gjithë botën, dhe çdo industri po implementon kohë pas kohe nje politike masash për menaxhimin e kësaj problematike. Shumë firma me impakt global, po përpiqen fort të bëjnë të tyren, për të respektuar ambientin dhe globin, dhe kjo i diferencon fort në standard dhe imazh, nga ato kompani të cilat nuk e kanë një qasje të tillë.

Edhe në Shqipëri, trendi i  zhvendosjes ndaj energjisë së gjelbër duket se ka trokitur, për t’u bërë një realitet i prekshëm. Tirana East Gate (TEG), qendra tregtare më e madhe në vend, tashmë e ka përqafuar nismën në përmbushje të misionit për të mbrojtur mjedisin: shfrytëzimin e energjisë diellore, për të mundësuar furnizimin me energji elektrike për të gjitha mjediset e perbashkëta të qendrës.

Investimi me i ri i kesaj qendre tregtare, me nje total prej 1,4 milionë euro, tanime operativ dhe në funksion të plotë që ka mbuluar të gjithe sipërfaqen e taraces së ndërtesës, do të prodhojë energji të pavarur nga rrjeti kryesor, duke shfrytëzuar ditët e shumta me diell në vendin tonë. Me impelentimin e kesaj teknologjie, TEG ka mundësuar reduktimin e shfrytëzimit te energjisë elektrike në masën 80%. Pjesën tjetër të energjisë, qendra kujdeset që ta përdorë duke shfrytëzuar burrime të rinovueshme natyrore.

Fatjon Lamçe, Drejtori i Mirëmbajtjes pranë ACREM, kompanisë që menaxhon qendrat tregtare TEG dhe QTU, shprehet lidhur me këtë investim-risi: “Prodhimi i energjisë elektrike nga panelet diellore, është i pastër dhe i qetë, nuk çliron ndotje të dëmshme për ajrin apo ujin në mjedis, nuk varfëron burrimet natyrore duke rrezikuar zinxhirin biologjik të kafshëve apo njerëzve. Ne impaktin ekonomik, përpos reduktimit financiar të faturës së energjisë, sa më shumë objekte të implementojnë këtë teknologji, aq më shumë do të rritet nevoja për njerëz të specializuar në instalimin dhe mirëmbajtjen e këtij sistemi, duke krijuar vende të reja pune. Ajo krijon pavarësi nga burimet e tjera alternative dhe i rrit vlerën financiare objektit”.

TEG është qendra që po punon më shumë për të qenë miqësore me natyrën në këtë drejtim, që në formën sesi është zhvilluar arkitektura e saj. TEG sot ka një sipërfaqe më të madhe dhe gjithë struktura është organizuar në mënyrë që fasadat e tejdukshme të mbushin me dritë natyrale thuajse të gjithë hapësirën. Fasadat janë të ventiluara dhe gjithçka është e termoizoluar.

TEG ka kaluar ndriçimin e saj në teknologjinë LED, duke arritur aktualisht deri në 90% të ndriçimit total. Madje ndriçimi dhe kondicionimi përshtaten me intensitetin e dritës së diellit dhe me oraret e frekuentimit nga vizitorët. Drita natyrale ka eliminuar ndjeshëm nevojën për ndriçim shtesë gjatë ditës dhe, në një pjesë të madhe të vitit, dritaret ndihmojnë ajrimin e mjediseve të brendshme pa konsumuar elektricitet.

Qendra ka treguar gjithnjë ndjeshmëri ndaj natyrës. Së bashku me qendrën e saj simotër, QTU, vetëm vitin e kaluar, këto dy qendra ricikluan 315 ton letër. Së shpejti, TEG do të vendosë edhe karikues për automjetet elektrike, duke i dhenë kështu përparësi veturave miqësore me mjedisin.

International Financial Corporation, anëtare e Bankës Botërore, e cila kishte lëvruar disa kohë më parë një kredi korporatave për TEG, ishte shprehur se mbështetja e saj kishte qenë pikërisht sepse projekti i TEG ishte bindës, duke qenë se e kthente qendrën tregtare të Grupit BALFIN, të themeluar nga Samir Mane në vitin 2011, në një ndërtesë të gjelbër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb