Lundra njihet si një nga zonat rurale të Tiranës që shquhej për prodhimin e verës dhe vreshtat e gjëra dhe ullishtat pafund. Pas vitit 2011, referenca për këtë zonë shumë pranë qendrës së zhurmshme të kryeqytetit ndryshoi.

Ndërtimi i qendrës tregtare më të madhe në vend, TEG (Tirana East Gate), ndryshoi shumë raporte në Lundër dhe sot askush nuk mund t’i referohet më si zonë rurale. Askush nuk do ta kishte menduar, se brenda një kohë të shkurtër, ajo do të shndërrohej në një pol të rëndësishëm zhvillimore të Tiranës moderne policentrike.

Në fakt, në vetëm 10 vjet pas ndërtimit të qendrës tregtare, është kthyer në një nga hapësirat më të kërkuara për zhvillimin e territorit. Sot Lundra, zona përreth TEG, është një ndër lagjet më të kërkuara të Tiranës.  Përveç zhvillimit të lagjeve të tëra të banimit, një pjesë e të cilave janë rezidenca ekskluzive. Këtu mund të përmendim Long Hills, Mandarine Drive, Tuscany Villas apo Rolling Hills.

Long Hill
Long Hill

Në zonë janë afruar disa nga shkollat më të mira në vend, si World Academy of Tirana, Kings College, etj., të cilat dallojnë për standardin e lartë. Po ashtu zona është zhvilluar edhe në shërbime dhe një pjesë e mirë e shoqërive dhe bizneseve të rëndësishme po spostohen nga qendra e Tiranës aty në Lundër, pranë TEG. Zyrat qendrore të BKT dhe shume biznese të tjera tashmë janë strehuar në këtë zonë.

Në një përllogaritje që është bërë prej ekspertëve mendohet që në të gjithë zonën, nga momenti që u ndërtua TEG, janë investuar edhe më shumë se 1.1 miliard euro të tjera. Kjo e rendit Lundrën, ish fshatin dhe tashmë lagjen e Tiranës, si një ndër hapësirat ku është investuar më shumë në zhvillimin e pasurisë së paluajtshme në kryeqytet dhe gjithë Shqipërinë.

Mandarine Drive Fotot 6
Mandarine Drive Fotot 6

Po t’i drejtohesh agjencive të pasurive të paluajtshme (real estate) do të mësosh se vetëm në pesë vjeçarin e fundit vlera e zonës është pesëfishuar dhe kërkesa për banesë, dyqan apo zyrë është në rritje. Duket sikur të gjithë duan të lëvizin drejt Lundrës përreth TEG. Kjo zonë është bërë edhe më lakmueshme, pasi zona nuk njihet për trafik të rënduar dhe falë rrugëve të reja, lëvizja me automjete është më e shpejtë dhe distanca shkurtohet. Gjithashtu, transporti publik urban, që një dekadë më parë ishte minimal, ose inekzistent, tashmë është një realitet i prekshëm dhe një rutinë e përditshmërisë për banorët e të gjithë zonës.

Por jo vetëm Lundra. Edhe Mulleti, Farka dhe Petrela e kanë ndier praninë e TEG si një shtysë e fortë për rritjen e vlerës së zonës. nuk janë më vetëm zona rurale të Tiranës, ato sot po shihen si arratisja nga qendra e zhurmshme, për t’u akomoduar në natyrën dhe ajrin e pastër.

Duket që TEG e ka pasur këmbën e mbarë për të gjithë këtë zonë. Në zemër të zonës më me potencial të Tiranës, qëndron arsyeja për të përjetuar modën, ushqimin e përsosur dhe mënyrën e përsosur për të kaluar kohën e lirë. Me 95,000 metra katrorë me 200 dyqane për t’u eksploruar, që ofrojnë trendet më të fundit me çmime konkurruese si dhe mobilim për shtëpinë, deri tek argëtimi dhe gastronomia mbresëlënëse, TEG vizitohet çdo vit rreth 9 milionë herë nga klientët e tij.

Rolling Hills
Rolling Hills

Ndërtimi i TEG në Lundër solli krijimin e një identiteti të fortë dhe përfaqësues që arriti në më pak se një dekadë të transformojë një zonë rurale në një nga zonat më të preferuara dhe të kërkuara në kryeqytet. Sot zona përreth TEG ka një infrastrukturë rrugore dhe shërbimesh urbane të plotë dhe akses të lehtë me qendrën e qytetit. E gjithë kjo infrastrukturë nuk ishte më parë. Në komunikimin e përditshëm, gjithnjë e më shumë akronimi TEG po zëvendëson edhe vetë emrin e fshatit. Qendra tregtare përveçse ofron dyqane të shumëllojshme është edhe një qendër shërbimesh dhe një qendër sociale për gjithë qytetin e Tiranës por më në veçanti për banorët apo për ata që punojnë sot përreth TEG.

Në një qytet si Tirana që tenton të shkëputet nga qendra drejt zgjerimit policentrik, TEG brenda një dekade ka krijuar një që pikë të fortë referencë dhe rëndese për kryeqytetin shqiptar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: