TEHERAN- Irani ka hedhur poshtë akuzat e sauditëve se Teherani fshihej pas një rrjeti spiunësh, duke i konsideruar si të motivuara politikisht, një ditë më vonë pasi një gjykatë saudite dënoi 15 persona me vdekje për spiunazh.

“Këto akuza janë të pabaza dhe të motivuara politikisht”, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Bahram Ghassemi.

Një total prej 32 të dyshuar u gjykuan më herët në muajin shkurt, ku përfshiheshin 30 sauditë, një afgan dhe një iranian. Ghassemi u bëri thirrje sauditëve që të identifikojnë spiunët e dyshuar, në veçanti iranian.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: