Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, ka akuzuar nikoqirin e samitit Arabisë Saudite duke thënë se “po shfrytëzon muajin e shenjtë të Ramazanit dhe qytetin e shenjtë të Mekës për të adresuar akuza kundër Iranit”
Irani hodhi poshtë të premten konkluzionet përfundimtare të Samiti të organizuar në Mekë të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC), me arsyetimin se nuk pasqyrojnë pikëpamjet e të gjitha shteteve anëtare të OIC-së.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abbs Mousavi, i cituar nga agjencia e lajmeve IRNA, ka akuzuar nikoqirin e samitit Arabisë Saudite duke thënë se “po shfrytëzon muajin e shenjtë të Ramazanit dhe qytetin e shenjtë të Mekës për të adresuar akuza kundër Iranit”.

Mousavi mes tjerash ka akuzuar Riadin zyrtar se ka lëshuar rastin që përmes Ditës Ndërkombëtare të Kudsit dhe takimit të OIC-së, të ushtroj presion për të drejtat e popullit palestinez, dhe se në vend të kësaj ka zgjedhur të mbjell mosmarrëveshje midis vendeve muslimane dhe atyre të rajonit.

Sjellja e Arabisë Saudite në samitin e së enjtes,tha ai, “është në përputhje me përpjekjet e kota të SHBA-ve dhe regjimit sionist kundër Iranit”.

Një deklaratën përfundimtare të samitit Irani akuzohet për mbështetjen që ja bën grupit rebel Houthi të Jemenit, dhe për pushtimin e paligjshëm të tre ishujve në Gjirin Persik, si dhe për ndërhyrje në çështjet e brendshme të Sirisë dhe Bahreinit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb