Ka tejkaluar konflikti mes dy kunatave në Kosovë, të cilat pasi janë përleshur fizikisht kanë përfunduar në polici. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:30 në Prizren.

Në raportin policor bëhet e ditur se ka qenë një prej kunatave që ka bërë denoncimin në polici, ndërsa viktima ka refuzuar ndihmën mjekësore.

“Viktima femër kosovare ka informuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga kunata e saj e dyshuara femër kosovare. Viktima ka refuzuar ndihmën mjekësore”, thuhet në raport. Ndërkaq, me vendim të prokurorit pas marrjes në pyetje të palëve, ato janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: