“Javën e ardhshme do mësoni më shumë rreth të ardhmes sime”. Pep Guardiola përgatit lamtumirën e tij nga Bayern Munchen dhe shtyn me disa ditë vendimin e tij: qëndron tek Bayern apo largohet? Shtypi spanjoll dhe ai anglez nuk kanë asnjë dyshim: Guardiola largohet nga Bayern në fund te sezonit për të nisur një aventure të re në Premier League. Skuadra favorite mbetet Man.City.

Sipas “Marca”: Pep e ka marrë tashmë vendimin e tij për tu larguar, vendimin ai ka bërë me dije edhe drejtuesve të klubit, të cilët i kanë ofruar një kontratë prej 20 milionë euro në sezon për të qëndruar. Paratë nuk janë gjithçka për Guardiolën, ai kërkon një projekt të ri, motive të reja dhe Premier League duket ideale. Chelsea dhe Man.United, të lodhur nga Mourinho dhe Van Gaal, e kanë vendosur në shënjestër por Man.City mbetet favorit.

Tixi Begiristain dhe Farran Soriano, respektivisht drejtori i përgjithshëm dhe menaxheri i përgjithshëm tek Barça në kohën e Guardiolës, janë “xholat”, që mund të dërgojnë teknikun spanjoll tek “Qytetarët”. Nëse Guardiola do largohej, Bayern e ka gati emrin e zëvendësuesit.

Sipas “Daily Mail”: Carlo Ancelotti është emri i parë që lakohet si pasuesi i Guardiolës, kandidat që plotëson të gjithë kushtet për të qenë në krye të bankinës bavareze.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb