Qendra spitalore ‘Nënë Tereza’ ka reaguar në lidhje me deklaratat që bëri sot mjeku i njohur i shërbimit të Hemodializës, Ahmet Duraku se 5 punonjës ishin infektuar me COVID-19.

Në sqarimin e QSUT-së, thuhet se kjo gjë nuk është e vërtetë, pasi vetëm 1 personel është i konfirmuar pozitiv me COVID-19. Sipas QSUT-së, personeli mjekësor nuk ka pasur kontakte me pacientët.

REAGIMI I QSUT
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron publikun se lajmi për infektimin e pesë prej anëtarëve të ekipit të Njësisë së Dializës nuk është i vërtetë. Aktualisht vetëm 1 personel është konfirmuar i infektuar me Covid-19, kjo ka ndodhur gjatë fundjavës dhe nuk ka patur kontakt me pacientët. Sot u është bërë tamponi edhe dy infermiereve të tjera, njëra si person kontakti i personit që doli pozitiv, por pa shenja dhe pa kontakt me pacientët, dhe tjetra me temperaturë subfebrile që sapo është konstatuar është larguar për në shtëpi. Menjëherë janë marrë masat për dezinfektimin e të gjithë ambienteve të njësisë dhe ka filluar hetimi epidemiologjik. Aktualisht nuk ka asnjë pacient të infektuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: