Laçi mbetet makthi më i madh për Partizanin, një ekip që nuk e mposhtën kurrë në kampionat, të paktën deri më tani, ndërsa kurbinasit i dhanë dhe një goditje të fortë duke i eliminuar edhe nga Kupa e Shqipërisë. Kjo ishte një përballje me shumë tension, mbi të gjitha ishte një sfidë që prodhoi të paktën katër raste të pastra për moviole, tre në favor të Partizanit brenda kohës së rregullt dhe një në limitet e kohës shtesë ku bardhezinjtë reklamojnë një faull në zonë. Presidenti Demi dhe jo vetëm, në përfundim të ndeshjes nuk përdorën lojëra fjalësh por akuzuan drejtë për drejtë gjyqtarin Meta për vendosje të rezultatit. Klubi i kuq nuk u mjaftua me keq, në faqen e tyre zyrtare bëjnë moviole duke bërë publike tre pretendimet e tyre. E para në minutën e 30-të, Çinari pengohet në zonë nga Ignjatoviç. Momenti i dytë i diskutueshëm është ai i minutës së 64-ët kur Murataj pengohet në zonë sërish nga Ignjatovic. Rasti i tretë ishte ai i minutës së 83-të ku Çinari nuk arrin të godas si duhet. Këto episode vijojnë të prodhojnë debat por trajnerit Daja dhe stafit të tij nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të kthejnë vështrimin nga kampionati aty ku janë ende në garë për të luftuar për titullin kampion:

Moviolë bëjnë edhe në kampion bardhezi, ku pretendojnë për një penallti në minutë ne 118-të për faull ndaj Deliut. Pas tensionit dhe kontestimeve të vazhdueshme, në fund, ishin kurbinasit ata që u treguan më të saktë në ekzekutimin e penalltive duke siguruar një biletë për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb