Analistët e ftuar në emisionin “Open” në News24, Fatos Lubonja, Fitim Zekthi, Dritan Hila dhe Erl Murati duke komentuar listat e 2 forcave të mëdha politike PS-PD, kanë ndarë mendime pothuajse të njëjta mbi emrat e kandidatëve për deputetë.

Për Fitim Zekthin, PS ka rinovuar grupin nga nevoja për të përballuar krizën. “Lista e PS, është lista e konsumit të thellë në 3 mandate”, tha Zekthi.

Analisti Fatos Lubonja i cilësoi të dyja listat një fasadë. “Nuk mendoj se ka zgjedhje normale. parlamenti nuk përfaqëson vullnetin e popullit në asnjë formë. Ne hyjmë në zgjedhje duke i bërë fasadën kësaj autokracie.

Lista e PD është më shumë listë besnikërie, problemi i Berishës ndër vite me besnikërinë, i duhen njerëz besnikë të tij. Ndërsa Rama rrit dhe më shumë atë që thotë se “unë jam këtu, unë i mjaftoj shqiptarëve,  janë njerëz “pa sy, vesh e gojë”., tha Lubonja.

Analisti Dritan Hila thotë se listat e PD dhe PS janë zgjatim i vullnetit të kryetarëver të partive. “Lista e PD është lista e të devotshmëve, kurse lista e PS është rinovimi i dytë që i bëhet PS. Tani mund të quhet partia e Ramës, janë futur në politikë nga Rama, janë sponsorizuar, janë 2-3 përjashtime që forcojnë rregullin.

Shpresoja te lista e PS një listë që të kishte perosnalitete, që t’i jepte impuls e fantazi, por kjo nuk ndodhi, shpresoj që tek emrat e panjohur të ketë emra që të bien në sy, por nuk mendoj se strategjia  e tij është ai që e hap ai debatin që në mëngjes, mbi bazën e një komenti duke bllokuar median”, tha Hila.

(Balkan Web)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb