FRANCA

Mauro Icardi do të kërkojë transferimin tek Juventus. Me transferimin e Messit në Paris, Icardi mund të konsiderohet thjesht një tepricë në klub për t’u lënë në stol.

Konkurrenca e madhe e ka shtyrë argjentinasin drejt largimit dhe mediat e huaja raportojnë se i është propozuar Juventusit.

Pritet të shihet cili do të jetë vendimi i bardhezinjve, teksa Icardi tashmë po tenton të rikthehet sërish në Seria A pas 2 viteve tek PSG.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb