TIRANE- Fill pas kryeministri Edi Rama postoi në ‘Facebook’ një video gjatë një takimi me fermerë të rinj, lumë komentesh nisën në adresë të tij.

Të shumë ishin ata qytetarë që kritikonin kreun e qeverisë. Në shumë komente nuk mungonte ironia e komentuesve, ku njëri prej tyre pyet Ramën nëse i merr të dhënat për bujqësinë tek Tv Shangai. E menjëhershme ka qenë përgjigja e kryeministrit, i cili i është kthyer komentuesit ‘flakë për flakë’.

Rama

KOMENTUESI: Mirmbrema. Me fal po ku i merrni te dhenat dhe ku i shikoni lajmete tek TV Shangai? Po c’buqesi zeza kemi ne per te promovuar?!

Rama 1

RAMA: Jo, lajmet nga bujqesia une nuk i marr ne tv se s’ka, po i marr direkt nga fshati ku ti s’ke shkelur ndonjehere dhe nuk ke asnje haber se cfare behet!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: