Ndër dhjetëra gjërat që i kaluan në kokë në një natë gëzimi të pamatë tjetër, ku në fjalimin e saj të vetëm pas zgjedhjeve përmendi fjalën “përgjegjësi”, më urgjentja për Giorgia Melonin ka të bëjë me përbërjen e mozaikut të qeverisë që do t’i duhet t’i sjellë frymëmarrje Italisë, së “mpirë” nga kriza ekonomike, emigracioni dhe sfidat që lidhen me luftën në Ukrainë.

Dhe kështu, del në pah “çështja Salvini”, lidhur me dëshirën (asnjëherë të fshehur) të sekretarit të Lega Nord për t’u kthyer në krye të Ministrisë së Brendshme, e cila ka filluar të përhapet në rrethin e saj të ngushtë me shpejtësi dhe ka prodhuar diskutime, të cilat duket se kanë avancuar deri në pikën sa kanë çuar në një zgjidhje të mundshme.

Shuma e të gjitha “përgjegjësive” duket se ka bllokuar përfundimisht rrugën e rikthimit të liderit të Ligës së Veriut në këtë post dhe kështu, brenda paketës shumë të përzgjedhur Melonian që ka filluar të menaxhojë praktikën e kutive qeveritare, ka filluar të shfaqet një identikit: ai i prefektit të Romës, Matteo Piantedosi.

Një emër të cilit Salvini, i cili e kishte në krye të kabinetit në “Viminale” në kohën e qeverisë verdhegjelbër, vështirë se mund t’i thotë jo.

Është e qartë se udhëzimi i praktikës është vetëm në fillim. Ai është i vlefshëm për të gjitha ministritë, për të cilat gjithashtu duhet të biehet dakord me “Quirinale”.

Përfshirë ekonominë, për të cilën kryeministrja e re ka marrë tashmë një “JO” nga i projektuari si ministër Fabio Panetta, anëtar i bordit të BQE.

Por diskutime ka edhe për emrin që do të marrë në dorë “frerët” e drejtësisë, në mënyrë që të shmangen tensionet si ai i krijuar mes Matteo Renzit dhe Giorgio Napolitanos për emrin e Nicola Gratterit në 2014-ën. Emri në krye të dëshirave të FdI, duket se për këtë dikaster është ai i magjistratit Carlo Nordio.

Ndërkohë, Guido Crosetto do të kishte dy destinacione përpara, posin e ministrit të Mbrojtjes ose “Palazzo Chigi-n”, me detyrat e nënsekretarit të Kryeministrit.

Ignazio La Russa ndërkohë, do të vendosë nëse do t’i bashkohet ekzekutivit apo do të tentojë garën për presidencën e Senatit, ku ai ishte nënkryetar.

Ndërsa Francesco Lollobrigida mund të largohet nga pozicioni i kreut të grupit në Montecitorio për të kaluar në qeveri.

Posti që mund të marrë?

Ministria e Infrastrukturës, për shembull, një dikaster që ai e ka njohur në të kaluarën si këshilltar i Lacios.

Nëse Giovanni Donzelli-t i kërkohet të drejtojë Grupin Parlamentar të Fdi, Giovanbattista Fazzolari – kreu i qendrës së studimit të IHD-së dhe “njeriu i ideve”, duket se fati do t’i rezervojë rihapjen e ministrisë së vjetër për zbatimin e programit të qeverisë, që aktualisht në Itali shihet si një domosdoshmëri  edhe nga Qendra e Djathtë e vjetër, berluskoniane.

Ministria e Politikave Komunitare mund të merret nga Raffaele Fitto , oficer ndërlidhës me Bashkimin Evropian. Për një dikaster aspiron edhe Antonio Tajani , i cili vështirë se do t’i mungojë takimi me atë ministri që i shpëtoi në momentin e fundit me qeverinë Draghi. Dhe në një dikaster, pak a shumë ashtu siç të gjithë po vënë bast, do të rikthehet së shpejti, Giancarlo Giorgetti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb