Ousmane Dembele e ka nisur mbarë sezonin e ri me ekipin  e Barcelonës. Sezonin e kaluar, kampioni i botës me Francën,  arriti të zhvillojë vetëm 23 ndeshje me blaugranët për shkak të lëndimit që ndikoi në performancën e tij.

Gjatë verës pati spekulime se anësori francez mund të largohej nga Barcelona. Por tani Dembele është shndërruar në një nga lojtarët kryesor të Barcelonës. Ai tashmë ka arritur të shënojë më shumë gola se që kishte shënuar tërë sezonin e kaluar. Sipas raporteve të ‘AS’ arsyeja e kthimit të tij në formë është ndërrimi i dietës.

Barcelona ka angazhuar një asistent Dembeles për t’i treguar se ­çfarë mund të hajë dhe  të pijë për të qëndruar në formë. Po ashtu thirrja e tij në Kupën e Botës ishte një shtysë për të pas formës së dobët që kaloj. Ende  ka vend për përmirësime te francezi por rreth tij tani është krijuar një energji pozitive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb