Trajneri i Bylis, Naxhi Shensoi ka dhënë mendimin e tij për barazimin 0-0 me Vllazninë.

“Një kompliment traditës së futbollit shkodran, Vllaznia ka qenë gjithmonë një skuadër me tradita. Për mua çdo spektator në tribunat e stadiumit janë të gjithë trajnerë. E keqja në këtë mes është se janë të paktë në numër. Kur vij këtu në Shkodër vij me një qejf të madh.

Ne e analizuam kundërshtarin me ndeshjen kundër Laçit, ishim në nivel. Me Tiranën luajtëm një lojë të mirë në 60 minuta dhe në 30 të tjerat jo. Ne erdhëm në “”Loro Boriçi” për të luajtur lojën që bëmë me Tiranën. Skuadra u mbrojt mirë, me Kaçorrin patëm dy raste.

Në dhomat e zhveshjes i thashë djemve që duhet të vazhdojmë të luajmë njëjtë. Në pjesën e dytë ne patëm më shumë raste se Vllaznia që nuk arritëm dot t’i finalizonim.

Ekipi që mërzitet më shumë për pikët e mbetura në këtë mes jemi ne. Duhet ta pranojmë se lojtarëve i mungoi vetëbesimi në zonën e Vllaznisë. Në 50 metrat e tjera të fushës ata janë si luanë, por kur afrohen të porta zbuten.” – tha Shensoi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: