Inter kryen detyrën në transfertë ndaj Cremoneses, një fitore 1-2, por në fund të ndeshjes trajneri Inzaghi është shprehur se rezultati nuk shpëton gjithçka, duke lënë të kuptohet se ka patur gjëra që nuk kanë shkuar mirë.

“Rezultati nuk shpëton gjithçka. Jam shumë i kënaqur me skuadrën, ata luajtën një ndeshje të shkëlqyer dhe iu afruan në mënyrën më të mirë të mundshme. Goli i tyre mund të na krijonte probleme, por ne qëndruam në rrugën e duhur kundër një ekipi të mire. Jam i kënaqur me karakterin e treguar nga skuadra pas një disfate të keqe. Ne vinim nga një Superkupë e madhe, tifozët tanë na festuan në San Siro dhe ne nuk ishim në gjendje t’i shpërblenim kundër Empol-it” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: