Trajneri i Kukësit, Rrahman Hallaçi ka komentuar humbjen 1-0 me Teutën.

“Mendoj që loja ka qenë e pëlqyer nga ana ime. Skuadra ka bërë futboll shumë të mirë. Jemi afruar shumë në portën e kundërshtarit, më vjen keq për golin e pësuar.

Mesfushorët tanë kanë funksionuar mirë, po ashtu edhe krahët. U munduam ta vinim më shumë në vështirësi Teutën, por nuk pati rezultat. Barbosa donte të shënonte një gol pasi nuk kishte shënuar. Ai e ka ndihmuar mjaft herë skuadrën në ndeshjet tona.

Është më se normale për një futbollist nëse humbet një penallti. Kemi bërë një hap mbrapa. Sot duhet të bënim një hap shumë të madh dhe tashmë vështirësia është rritur më shumë. Normalisht që nuk jemi dorëzuar sepse kemi shumë ndeshje.

Shpresojmë që së shpejti të rikthehemi te fitorja. Është një punë shumë e madhe tashmë për mua sepse duhet të gjejmë mënyrën e duhur për të dalë nga kjo situatë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb