Trajneri i Laçit, Gentjan Mezani ka dhënë opinionin e tij për humbjen 2-1 me Kastriotin.

“Sigurisht që kam keqardhje, por jo vetëm. Duhet të punojmë në disa aspekte sepse pësojmë gola nga goditje standarde. Gjithkush duhet të marrë përgjegjësi kur hyn në fushën e lojës. E pashë rastin e golit, dhe mu duk se dora ishte në pozicion natyral.

Skuadra duhet të ishte e gatshme dhe e përqendruar në minutat e fundit të ndeshjes, jam pa fjalë. Unë jam munduar t’ia vë në dukje lojtarëve disa situata. Lojtarët e mi fillojnë të luajnë pasi kanë pësuar gol. Kemi humbur dhe ndeshje të tjera nga goditje standarde jo vetëm sot.

Kanë mbetur dhe pak ndeshje dhe shumë pak pikë. Mendoj që klubi do reagojë dhe duhet të jenë më të përgjegjshëm. Detyrat duhet të zbatohen kur jepen, çdo lojtar që futet në fushën e lojës duhet të marrë përgjegjësi. Ata e kanë dërguar situatën në këtë që është.” – u shpreh Mezani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb