Partizani arriti të sigurojë Europën, një javë para fundit të Abissnet Superiore. Trajneri i të kuqve, Dritan Mehmeti është i ftuar në News 24 në Sport News Plus, ku po flet për tema të ndryshme.Mehmeti thotë se akoma nuk është e vendosur e ardhmja, teksa pozicionimin në vendin e 3-të në rënditje e cilëson si pozitiv.

 

 

“Mund të them se nuk kam patur presion nga klubi. Nga mënyra si nisi kampionati, për vetë presidentin dhe atë që financon, e nis për kampion. Është klubi dhe financimi i tij. Kemi bërë një punë të mirë. Ashtu si nisi kampionati, kemi një objektiv minimal. Nga investimi që ka bërë klubi, ky është një objektiv minimal.

Rinovimi – Kam një kohë të gjatë dhe marrëdhënie të sinqertë, do ulem me presidentin dhe do flas. Nuk e përcaktoj dot tani.

Pengjet- Kam besuar gjithmonë por më ka ardhur keq nga eliminimi nga Vllaznia (Kupa). Ishim ne që mund ta kishim mbyllur.

Arritjet dhe kualifikimi në Europë– Duke parë skuadrën dhe kur e mora, nuk e kam menduar se do arrijmë në Europë. Solla qetësi në ekip, menaxhuam dhe përgatitëm ndeshjen e radhës. Ishte ana psikologjike dhe qetësia ajo që na sollën këtu.

Nuk kishim trysninë e rezultateve dhe s’e kaluam te lojtarët.Komunikoj me Demin, më uron i pari për objektiva. Më ka mbështetur edhe kur nuk kemi pasur rezultate, është pozitiv për moralin dhe korrekt. Nuk futet te pjesa teknike. Kam gjashtë muaj dhe e kam takuar 3-4 herë, pas ndeshjeve kemi komunikuar më shumë.

Trajneri i huaj – Trajneri i huaj në Shqiperi bën diferencën vetëm te kontrata. Unë jam promotor i trajnerve shqiptar, jo se nuk i respektoj të huajt, por kur vijnë ata, duhet të bëjnë diferencën. Unë e kam thënë shpeshherë këtë që thashë sonte. Kanë edhe menaxher më të mirë se ne.

Teuta- Edhe Teuta është në garë për Europën. Nëse humbasin Vllaznia dhe Kukësi, durrsakët kanë një shans” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb