Tekniku i Teutës, Edi Martini ka dhënë prononcimin e tij për mediat pas humbjes 0-2 me Partizanin.

“Humbëm raste kishim mundësi të barazonim, u goditëm me goditje standarte. Partizani luajti më mirë, ashtu siç shkoi loja e merituan fitoren. Jam i mërzitur për pikët e humbura. Kampionati i afrohet fundit, luajtëm keq. Në pjesën e dytë u ç’ekuilibruam, Partizani pati më shumë raste por janë pikët ato që kanë më shumë rëndësi.

Morëm një gol në momentin që ishim të barabartë. U munduam në pjesën e dytë të sulmonim por kur je në disavantazh do të lëshosh terren, sot kemi gabuar. Nuk ishim agresiv, ai gol që pësuam na shokoi dhe nuk u futëm në lojën tonë. Duhet të nxjerrim mësim nga kjo pasi ndeshja mund të barazohet edhe në minutën e 95-të.

Kur ishim në formë të mirë, erdhi pushimi që na uli ritmin por kjo nuk është justifikim. Java tjetër vjen shpejt dhe duhet të harrojmë këtë humbje. Presim Laçin që kërkon pikët e saj, do të jetë ndeshje e vështirë por duhet të tregojmë Teutën që kemi treguar më parë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: