Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa ka dalë para mediave në prag të ndeshjes me Partizanin për Kupë, takim ky që do luhet nesër në orën 13.00.

“Mos harroni se kemi pasur edhe momente më të vështira se ky i krijuar pas humbjes me Kastriotin dhe këtu dua të përmend vetëm njërin, atë që u krijua pas kualifikimit me shumë vështirësi pas 120 minutash lojë në ndeshje me Flamurtarin.

Gjetëm forca dhe u rikthyer aty ku duhej dhe besoj se kështu do të ndodhë edhe këtë herë. Unë e kuptoj gjendjen e disa lojtarëve dhe nuk është më e mira, plus që kemi ende probleme shëndetësore me dëmtimet apo dhe formën jo të duhur të disa prej tyre. Mos harroni jemi në garë në të dyja frontet, si në Kupë ashtu edhe në kampionat.

Kritikat e tifozëve? Nuk kam pse ti marr për keq kritikat e tifozëve, përkundrazi ata janë që na motivojnë dhe besojnë në punën time për t’i shërbyer siç duhet këtij qyteti.

Të mos harrojmë se ne të gjithë këtu nuk jemi për t’i shërbyer vetës tonë, por skuadrës dhe kur ajo ka rezultate sigurisht që jemi të gjithë të kënaqur. Ndaj Partizanit ditën e nesërme do të bëjmë më të mirën, pasi kërkojmë të shkojmë deri në fund” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: