Një tjetër investim, që së shpejti do të jetë në dispozicion të pacientëve, këtë rradhë në fushën e trajtimit të Kancerit me Radioterapi, vjen në Spitalin Hygeia dhe përkatësisht në Departamentin e Radioterapisë, duke futur për herë të parë në Shqipëri & Rajon teknologjinë më të avancuar dhe efektive të trajtimit të kancerit me Radioterapi, teknologjia TrueBeam High Definition Radioterapi System.

TrueBeam High Definition® është akselerator linear i një teknologjie të avancuar, i dizenjuar enkas për trajtimin me precision maksimal dhe mjaft të shpejtë të të gjitha tipeve të kancerit në çdo pjesë të trupit.
Sajë strukturës ndërtimore mjaft fleksibël, akseleratori TrueBeam High definition arrin të eleminojë tumore të vegjël ne tru për vetëm një ditë nëpërmjet radiokirurgjisë gjithashtu edhe në pjesë të tjera të trupit në vetëm 3 ditë nëpërmjet sterotaksisë & të gjitha këto janë të mundura falë sistemit të avancuar të kontrollit të pozicionimit të pacientit 4D. Në këtë mënyrë përftohen imazhe paraprake 4D të tumorit & përcaktohet kështu vendndodhja e saktë të tij duke trajtuar nëpërmjet rrezatimit vetëm tumorin & mbrojtur maksimalisht indet & organet përreth.

Ky sistem ka aftësinë të monitorojë në kohë reale & në mënyrë të vazhdueshme lëvizjet e tumorit (mjaft të zakonshme sidomos gjatë frymëmarrjes së pacientit) duke i dhënë mundësinë ekipit të specialistëve të programojnë rrezatimin e zonës së targetuar me intensitetin e duhur, në kohën e duhur & me saktësi maksimale.

Nëpërmjet TrueBeam mund të ofrohet me mjaft lehtësi trajtimi i kombinuar i tumorit, kjo sajë aftësisë së pajisjes për të ofruar modalitete të kombinuara të imazhit në formatin 4D (kalkulon pozicionimin e tumorit gjatë frymëmarrjes, mjaft e rëndësishme kjo në rastet e tumorit të mushkërisë dhe në kancerin e gjirit të anës së majtë, pasi bën të mundur që zemra most e marrë fare rrezatim).

TrueBeam konsiderohet pajisja “smart”/inteligjente e cila ofron një spektër mjaft të gjerë & të avancuar të modaliteteve të trajtimit duke përfshirë teknikat IGRT (radioterapi e orientuar ndaj imazhit), IMRT (radioterapi me intesitet të moduluar), SBRT (radioterapia stereotaksike) & teknikën RapidArc® / VMAT (formë e terapisë me modulim vëllimor).

Teknika e trajtimit VMAT krahasuar me teknikën IMRT, është shumëmë e avancuar dhe në të njëtën kohë shumë më efektive për pacientin duke qenë se ofron:
➖Kohëzgjatje shumë më të shkurtër të ekzaminimit(4 herë më e shkurtër se ajo me IMRT)
➖Preçizion shumë i lartë në trajtimin e targetuar të masës tumorale
➖Cilësi e lartë

Pikërisht nisur nga këto avantazhe, nëpërmjet akseleratorit TrueBeam është e mundur të ofrohet një plan i personalizuar trajtimi sipas specifikave të secilit pacient dhe madje edhe në zonat më të vështira në të cilat lokalizohet tumori të tilla si kokë-qafë, mushkëri, gjoks, prostate.

Për t’u lidhur me departamentin e radioterapisë në Spitalin Hygeia, lutemi të kontaktoni në numrin e sekretarisë 04 23 90 000

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb