I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Mirvjen Shehaj teknolog ushqimor ka folur për ambalazhimin e miellit, llojin e materialit mbështjellës, nga sigurohet dhe sa cilësor dhe konform rregullave është.

“Tek fabrikat që prodhojnë ambalazhin por edhe tek ato të ushqimit duhet të kenë drejtues teknik që të japë informacionin e duhur dhe të detajuar tek prodhuesit që ambalazhojnë pasi produkte të ndryshme kërkojnë ambalazhe të ndryshme, pasi mund të kemi probleme me kontaminim. Për sa i përket ambalazhimit të miellit, licencat e prodhimit janë konform BE-së dhe kërkohet nga klientët që të marrin letrën për miellin me cilësi, të mos përmbajë lagështi dhe të jetë e ajrosur. Mielli ka lagështi shumë të ulet, rreth 14% dhe prandaj është zgjedhur letra e cila është përshtatur si ambalazhi më i mirë për miellin. Ne kërkojmë fletë analize dhe fletë konformiteti, pasi produktet i çojmë jashtë. Ne punojmë me firma të certifikuara të letrës, na sjellin certifikatë analize të bërë jashtë. Kërkohet fletë analize dhe kontrolli. Plastika është e mirë, por jo për të gjitha produktet”,-deklaroi Mirvjen Shehaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb