TIRANE

Oriola Marashi dhe Eros Grezda ishin një nga çiftet më të komentuar të show biz-it derisa në media u përfol për një ndarje të tyre. U tha se shkak i ndarjes u bë distanca dhe keqkuptimet si pasojë e largësisë.

Ndërkohë së fundmi u hodhën edhe dyshime se ata janë ribashkuar. Dhe mesa duket gjërat mes Oriolës dhe Erosit shkojnë shumë mirë kurse lajmet e ndarjes janë thjesht thashetheme.

I ftuar dje në “Jashtë loje” në Top News, Erosi pranoi se është shumë mirë nga ana sentimentale. “Je mirë nga ana sentimentale?”, e pyeti moderatorja Sidorela Gjoni.“Pse dukem keq? (qesh) Nga ana sentimentale jam shumë mirë. Gjithçka është në rregull,” u përgjigj futbollisti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: