Guvernatori republikan i Teksasit njoftoi se mbajtja e maskës ishte e detyrueshme në vendet publike të shtetit të tij të madh në pjesën jugore të SHBA-së, ku raste të koronavirusit po shpërthejnë.

“Ne mund të mbajmë kompanitë e hapura dhe të zhvillojmë ekonominë tonë me qëllim që populli i Teksasit të mund të vazhdojë të sigurojë jetesën, por kjo kërkon që secili prej nesh të luajë rolin tonë në mbrojtjen e njëri-tjetrit, që do të thotë të mbulojmë fytyrat tona në hapësirat publike”, theksoi në një deklaratë Greg Abbott, një aleat i presidentit Donald Trump.

Publikuar në prag të fundjavës së Festës Kombëtare Amerikane, ky dekret i guvernatorit gjithashtu u jep zyrtarëve lokalë fuqinë për të ndaluar mbledhje të caktuara të më shumë se dhjetë personave jashtë.

Teksasi është një nga shtetet që ka rihapur ekonominë e tij në fillim të majit, një proces i lehtësimit të kufizimeve, ndërprerë të enjten e kaluar.

Dje, Teksasi ka raportuar rreth 8 000 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 175 977 raste bilancin total dhe 2 525 të vdekur që prej fillimit të pandemisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb