Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho me anë t ë një postimi në Facebook ka deklaruar se arsimi dhe tekstet falas janë thjesht propagandë dhe mashtrim.

Po ashtu Xhixho shkroi se në grupet e prindërve ka filluar të shpërndahet lista e mjeteve dhe objekteve që duhet të blejnë për klasën dhe se një fëmije në klasë të parë i duhen të paktën 60 mijë lekë të vjetra për këto shpenzime.

Postimi i plotë:
Tekstet falas dhe vetë arsimi falas janë thjesht propagandë dhe mashtrim!
Kostos së librave që duhet t’i blejnë të rinj, sepse ata që qeveria thotë se janë falas, nuk i hyjnë në punë askujt, u shtohet një listë e gjatë shpenzimesh që prindërit janë të detyruar t’i bëjnë në këtë fillim viti.
Në grupet e prindërve ka filluar të shpërndahet lista e mjeteve dhe objekteve që duhet të blejnë për klasën.
➡️Një fëmije në klasën e parë, i duhen të paktën 60 mijë lekë të vjetra për mjetet, të prekura edhe këto nga rritja e çmimeve.
➡️Lista vijon me kutinë e ndihmës së shpejtë, detergjentët, mjetet ngrohëse, perdet e të tjerë artikuj të domosdoshëm që ka detyrimin t’i sigurojë vetë shkolla se prandaj paguajmë taksa.
Ky vit shkollor u ka kushtuar prindërve më shtrenjtë se asnjëherë tjetër.
Tekstet falas dhe vetë arsimi falas janë thjesht propagandë.
Mjafton të shohësh grupet përmes të cilave mësuesit komunikojnë me prindërit për të kuptuar se e gjithë barra financiare shkarkohet mbi ta, ndërkohë që kryeministri flet për shkolla me standarde dhe arsim falas.
❌Libra falas është propagandë
❌Arsimi falas është propagandë
Koha për llogaridhënie ka ardhur!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb