TIRANE- Në një kohë kur na ndajnë vetëm 4 ditë nga nisja e vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit ka siguruar të gjithë prindërit dhe nxënësit se të gjithë do të pajisen me tekste shkollore. Sipas MAS, janë marrë të gjitha masat dhe pritet që procesi i shpërndarjes të përfundojë ditën e hënë.

“Shtëpitë botuese kane marre masat per shpërndarjen e teksteve ne cdo shkolle. MAS ka kontaktuar me shtëpitë botuese te cilat deri diten e hene pritet te përfundojnë pajisjen me tekste ne te gjithe Shqipërinë. Qytete te medha si Tirana, Elbasani, Durrësi, janë pajisur me pjesen me te madhe te teksteve sidomos me tituj qe jane në robotime por edhe me tituj te rinj. Shtëpitë botuese jane te angazhuara qe procesi i shpërndarjes te përfundoje brenda dites se hene”, citohet në reagimin e Ministrisë së Arsimit.

Procesi mësimor nis më 13 shtator.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: