TIRANE – Tekstet plotësuese në shkolla hyjnë pa kaluar asnjë kontroll apo filtër nga Ministria e Arsimit. Ata prindër që janë përballur me tekste jo edukative për fëmijët e tyre, kjo situatë mund tu përsëritet sërish pasi bordi i përzgjedhjes së teksteve suplementarë është shkrirë prej dy vitesh nga ministrja Nikolla.

Gjatë një prononcimi për mediat Nikolla deklaroi se abuzimet e bëra më parë nga ky bord sollën këtë vendim, ku përzgjedhja i mbetet në dorë mësuesit apo drejtorit të shkollës.

“Nuk ka përzgjedhje për tekstet suplementare. Nuk është realizuar prej dy vitesh për faktin se u gjet një listë tekstesh nga MAS pa ndjekur linjën e duhur dhe pa pasur një inventar të qartë për bibliotekat dhe shkollat, nuk mund të themi se jemi imun por ka vullnet të ri.”- deklaroi ministrja.

Prej disa ditësh në rrjetet sociale qarkulloi një tekst suplementar ku mësonte fëmijët e klasës së parë me fjalë banale, rast për të cilin ministria e Arsimit mori masën paralajmërim për përjashtim nga shkolla të mësueses në Durrës.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: