TEL AVIV-Politika e qeverisë izraelite është që të mos ndërtojë në kolonitë hebreje në Cisjordani, deklaroi ministri izraelit i Ndërtimit, Yoav Galant, i partisë centriste “Kulanu”, i cituar nga e përditshmja “Haaretz”.

Sipas gazetës, këtë deklaratë ministri e ka bërë gjatë një takimi me komunitetin hebre në SHBA.

“Megjithatë, ministria që unë drejtoj nuk është e vetmja përgjegjëse për ndërtimet, pasi në këtë territor ka edhe projekte me karakter privat dhe aktivitete të drejtuara nga ministri të tjera”, shtoi ai. Në një koment në radion ushtarake të vendit, ministrja izraelite e Drejtësisë, Ayelet Shaqed tha se “në Giudea-Samaria (Cisjordani) nuk po ndërtohet pothuajse fare”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: