Presidenti Ilir Meta ka mbështetur qëndrimin e shkrimtarit Zija Çela, ku ky i fundit reagoi në lidhje me paketën ‘anti-shpifje’. Teksa ka postuar reagimin e shkrimtarit në ‘Facebook’, Meta duke qëndruar në krah të gazetarëve, thekson se Çela është një emër që duhet dëgjuar në çdo kohë. “Zija Çela, një emër dhe një mendje që duhet dëgjuar në çdo kohë!”, shkruan Meta.

Kujtojmë se sot përmes një shkrimi Çela shkruante se ndihet në kundërshtim me parlamentin ‘monist’, që sipas tij synon të sjellë një ligj autokratik.

“Por si mund të shprehem sot? Unë ndihem në kundërshtim me Parlamentin tonë monist, përderisa synon një ligj autokratik që sjell dënime të legalizuara. Sepse ka hekura me kllapa për duart, por ka edhe tel hekuri që, në mënyrë rrufjane, u lidh gjuhen punëtorëve të medias. E përse u dashka të mbeten pa gojë?! Apo që të mos dëgjohen klithmat, sa herë vihen në mbrojtje të interesit publik. E pra është e turpshme kjo njollë e ky kthim prapa për vendin, i cili kryeson OSBE-në!”, shkruan Zija Çela.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb