Nuk është një moment i mirë për Barcelonën. Si të mos mjaftonte humbja e shumtuar në Superkupën e Spanjës, humbje që ka shkundur fort stolin e Ernesto Valverdes, tani klubi katalan duhet të bëjë dhe pa bomberin e tij, Luis Suarezin, për të paktën një muaj.

Sipas asaj që raporton media spanjolle, sulmuesi uruguajan do të operohet këto ditë për një dëmtim në menisk. Suarez do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 4 javë dhe rrezikon të mos jetë në fushë edhe në sfidën e parë të 1/8-ave të Champions League kundër Napolit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb