Gara e Çmimit të Madh të Argjentinës në Moto GP që do zhvillohet ditën e diel është në dyshim. Shkak është bërë bllokimi i materialeve të skuadrave në Kenia.

Ato do të transportoheshin nga Indonezia ku u zhvillua gara e fundit për në Argjentinë, por avioni ka pësuar defekt në motor dhe ndodhet i parkuar në Kenia.

Për fat të keq, lufta në Ukrainë ka ndikuar në këtë problem. Zëvendësimi i avionit të dëmtuar është i vështirë, pasi kompania që transporton materialet e skuadrave është ruse. Dhe, për shkak të sanksioneve që i janë vënë Rusisë, këta avionë nuk mund të udhëtojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb