Një nga katastrofat natyrore më të vështira për t’u parashikuar dhe përgatitur është tërmeti. Ekzistojnë teknologji që mund të parashikojnë se kur mund të ndodhin tërmete, por janë shumë të shtrenjta për t’u zhvilluar në të gjithë botën.

Megjithatë, një grup shkencëtarësh mendojnë se teknologjia që gjendet tek telefonat inteligjentë është e mjaftueshme për të zhvilluar dhe parashikuar tërmetet para se të ndodhin.

Në pamje të parë, ideja ka kuptim, meqë telefonat tanë inteligjentë kanë gjithçka që duhet për të ofruar të dhënat e duhura për një sistem qendror: GPS, akselerometër dhe lidhjen e të dhënave. Mbi të gjitha, numri i telefonave inteligjentë është më i madh se numri i sensorëve sizmikë.

Hulumtuesit kanë zbuluar se të dhënat GNSS nga telefonat inteligjentë mund të parashikojnë tërmetet e mëdha, të cilat mund të shkaktojnë zhvendosje të tokës, por nuk mund të parashikojnë tërmet me shkallë të ulët sizmike, të cilat mund të shkaktojnë vetëm dridhje të tokës.

Studiuesit krahasuan paralajmërimet e disa burimeve duke përdorur një tërmet të hamendësuar të magnitudës 7.0, së bashku me të dhëna reale nga tërmeti që ndodhi në Japoni në vitin 2011, i cili ishte i magnitudës 9.0.

Rezultatet treguan se të dhënat janë të nevojshme vetëm për tërmete të shkallës së ulët sizmike, dhe duhet një numër i madh njerëzish që të kenë telefon me GPS. Për shembull, nëse telefonat e gati 5 mijë vetave në një zonë të madhe metropolitane sigurojnë të dhëna të sakta nëpërmjet GPS dhe GNSS, atëherë mund të parashikohet dhe analizohet një tërmet para se ai të ndodhë.

Një projekt i tillë pilot do të eksperimentohet në Kili. Qëllimi është që të krijojnë një rrjet të hershëm paralajmërimi tek telefonat inteligjentë. Këto pajisje mund të përdoren edhe nga vetë njerëzit për të parashikuar tërmetet.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb