Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi është thirrur në prokurorinë e Tiranës, pas telefonatës kërcënuese në adresë të tij.

Pasditen e së enjtes, përmes një statusi në facebook, Presidenti Meta deklaroi se zëdhënësi i tij Tedi Blushi është shantazhuar nga një ambasadë e huaj në Tiranë. Meta theksoi se shtantazhi për shkak të detyrës ndaj Blushit ka ardhur pas një postimi që ky i fundit kishte bërë në rrjetet sociale, ku i kërkohej që të hiqej. Ndërkohë një ditë më pas, Presidenca iu drejtua me një shkresë organit të akuzës ku i kërkonte të verifikojë telefonatën shantazhuese ndaj zëdhënësit, Tedi Blushi.

Në shkresë thuhej që 30 minuta pas një statusi të hedhur në “Facebook”, “këshilltari i presidentit është telefonuar nga një person i cili është prezantuar si punonjës i një prej ambasadave në vend. Personi fliste gjuhën shqipe por pas disa minutash bisedë i ka kërkuar këshilltarit të bisedojë me një diplomat në gjuhë të huaj”.

Presidenca kërkoi nga ana e Prokurorisë të verifikohet se kujt i përket numri dhe nëse personat që kanë telefonuar dhe shantazhuar zëdhënësin janë ose jo diplomatë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb