SHBA

Nju York bëhet qyteti i parë në Shtetet e Bashkuara që mundëson bërjen e telefonatave falas nga burgu. Një gjë të tillë e ka njoftuar kryebashkiaku Bill de Blasio. Masa hyri në fuqi të enjten pak pasi u aprovua vitin e kaluar nga këshilli komunal.

“Për shumë kohë të burgosurit kanë përballuar barrierat duke kujtuar aspekte të jetës së përditshme, që mund të kontribuojnë të krijojnë burgje më humane,”-ka komentuar de Blasio.

“Me telefonatat e siguruara po garantojmë që të burgosurit të kenë mundësi të jenë në kontakt me avokatin e tyre, familjet dhe rrjetet e suportit janë thelbësor për të hyrë në komunitetin e tyre”-ka shtuar qytetari  i parë.

Kryebashkiaku i agjentëve, megjithatë, në të shkuarën ka shprehur shqetësimin për politikat e reja, duke shpjeguar që telefonatat e siguruara mund të ndihmojnë bandën që operojnë brenda burgut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb