Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayp Erdogan ka realizuar një telefonatë me kryeministrin grek Mitsotakis për të ‘thyer’ akullin mes dy vendeve, Turqisë e Greqisë që 2020 i kapi në përshkallëzim tensionesh mes njëra- tjetrës.

Tensionet filluan me marrëveshjen Libi- Turqi e cila nuk u pranua nga Greqia dhe BE-ja, dhe më pas me krizën e refugjatëve, kur Erdogan hapi portat për refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Afrika për të mbushur ishujt e territoreve greke të cilat tashmë janë të mbipopulluar nga emigrantët e huaj.

Por fill pas kësaj, dy vendet të cilat nuk e nisën mirë 2020, u përballën me pandeminë, ku Turqia pati më shumë humbje. Tashmë Erdogan dhe Mitsotakis duan të ulin tensionet për të qetësuar situatën mes dy vendeve. Sipas mediave greke ata diskutuan kryesisht për menaxhimin e pandemisë dhe për të rivendosur turizmin mes tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb